Politike

Balla: Kush i shkon mbrapa Berishës, është tradhëtar

Balla tha se mbështetja ndaj tij është në dëm të interesave të Shqipërisë

18 Nëntor 2022, 17:38 Nga F.M
Balla: Kush i shkon mbrapa Berishës, është tradhëtar
Taulant Balla

PATOS- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla i ka konsideruar 'tradhtarë' të gjithë ata që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. Nga Patosi, Balla tha se mbështetja ndaj tij është në dëm të interesave të Shqipërisë dhe se t'i shkosh Sali Berishës nga mbrapa, është tradhëti.

"Si ka mundësi që në Shqipëri ne kemi sot politikanë te cilët jo vetëm qe nuk dënojnë sulmin e Rusisë kundër Ukrainës por rezulton që këta të jenë financuar me paratë e Vladimir Putinit , kur unë dilja para 4-5 vitesh dhe thoja që Partia Demokratike ka marrë 600 mijë dollarë nga llogaritë e Putinit në një kompani offshore, askush nuk besonte. Kur une thoja qe rezuluta qe u bë kundër shqiptarëve se nuk duhet ta ndajme veten ne shqiptarê dhe kosovarë, ne jemi 1, Saliu shkoi atje votoi një rezolute te cilën e kishte propozuar njeriu më i besuar i Putinit. Si ka mundësi që delegacioni me i rendesishem rus qe ka ardhur ndonjëherë ne Shqiperi erdhi ne 17 dhjetor te vitit 2010 në zyrën e Saliut me disa çanta, dhe pas 37 ditësh Sali Berisha vajti dhe votoi kunder Shqiperise. Unë nuk kuptoj si mund të ketë demokrat edhe ne Zharrëz edhe ne Patos që ti shkojnë mbrapa Sali Berishes, po nuk na shkon ne shqiptarëve ti dalim kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilet e kanë shpallur non grata për korrupsion të nivelit te lartë. Është humbje kohe ti shkosh mbrapa Sali Berishes sot, është në dëm të interesave te Shqipërise ti shkosh Sali Berishes nga mbrapa sot, është tradhëti,"- theksoi Balla.

taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll