Politike

VIDEO/ "E kam më 4 korrik", Rama surprizohet me karafila: Jetë për qeverisjen e PS, jo me mua në krye

Për një moment, kryeministri qëndroi pa folur dhe tha se ato karafila nuk ishin për të, pasi ai ditëlindjen e ka më 4 korrik.

18 Nëntor 2022, 17:06 Nga F.M
VIDEO/ "E kam më 4 korrik", Rama surprizohet me karafila:
Edi Rama dhe karafilat

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është surprizuar nga një shportë me karafila në Vlorë. Teksa fliste në lidhje me të ardhmen e Partisë Socialiste, dy të rinj të veshur me kostume popullore, u futën në sallë dhe sollën shportën. Për një moment, kryeministri qëndroi pa folur dhe tha se ato karafila nuk ishin për të, pasi ai ditëlindjen e ka më 4 korrik. Por, shtoi se këto karafila të kuq duhet të jenë për vitet që PS-ja do të vijojë të jetë në qeveri, me ose pa të. 

"Unë e kam ditëlindjen në katër korrik, e kam më 4 korrik....Kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot. I bie që këta trëndafila të jenë jetë plus për të gjitha vitet e tjera që Partia Socialiste do të vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me mua në krye deri atëherë por rëndësi ka me partinë Socialiste,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll