Politike

VIDEO/ Në orar të mësimit por në takim në Ramën, nxënësit e shkollave mbushin sallën ku po fliste kryeministri

Siç shihet edhe në video nxënësit e shkollës nga Dukati i Ri janë paraqitur në Pallatin e Sportit në orën 10:00 orar që supozohet të ishin në mësim. Kur personi që po bënte videon i pyet se a e kanë lënë mësimi për të ardhur në takim me kryeministrin ata përgjigjen jo dhe vazhdojnë të ecin.

18 Nëntor 2022, 17:24 Nga e.k
VIDEO/ Në orar të mësimit por në takim në Ramën,
Një nga nxënësit në takim

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka larguar me detyrim nxënësit në shkolla me qëllim që të mbushte sallën e pallatit të sportit për një takim elektoral.

Siç shihet edhe në video nxënësit e shkollës nga Dukati i Ri janë paraqitur në Pallatin e Sportit në orën 10:00 orar që supozohet të ishin në mësim. Kur personi që po bënte videon i pyet se a e kanë lënë mësimi për të ardhur në takim me kryeministrin ata përgjigjen jo dhe vazhdojnë të ecin.

"Drejtoret rilindas idioter ne Vlore heqin femijet nga mesimi ne oren 10 te mengjesit, qe ti mbushin sallen Shkollepakut, qe ti dëndi me genjeshtra si puna Alabarit dhe Manhattanit ne Kroaci! Prinderit robtohen ne pune dhe heqin nga goja per te cuar femijet ne shkolle dhe keta i heqin nga mesimi, qe te degjojne njeskizofren te paditur dhe grabitqarin me re madh te parave te prinderve te tyre", shkruan Vasili. 

petrit vasili edi rama ne vlore

Sondazh

Poll