Politike

Porti i Durrësit/ Rama: Për lajmin kërkova ndjesë por këta janë gdhë! Me politikën e tyre e kishim dhënë me 1 euro

Rama tha se ata do ta kishin dhënë me 1 euro për 99 vjet dhe do ta linin në dorë të investitorit që të bënte çfarë të donte.

18 Nëntor 2022, 17:42 Nga F.M
Porti i Durrësit/ Rama: Për lajmin kërkova ndjesë por
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për projektin e Portit të Durrësit. I ndodhur në Vlorë, ai ka bërë një paralelizëm se çfarë mund të kishte ndodhur më këtë port nëse në qeveri do të ishtë Partia Demokratike. Rama tha se ata do ta kishin dhënë me 1 euro për 99 vjet dhe do ta linin në dorë të investitorit që të bënte çfarë të donte.

"Publikova një lajm të kompanisë që do bëjë portin e Durrësit. Nuk e dija që projekti nuk kishte shkuar më tutje. Ishte një lajm që nuk e verifikova siç duhet. Kërkova ndjesë. Sepse kush nuk është gënjeshtar, nuk justifikohet, thotë më falni, kjo na ndodhi. Këta, gënje e gënje se diçka do mbetet, por në Vlorë ka filluar porti. Kur porti turistik, porti tregtar dhe porti i peshkimit të mbarojnë dhe do mbarojnë brenda pak vitesh vlera e këtij qyteti do rritet dyfish. Periudha e dimrit do ketë shumë më tepër gjallëri, për shkak të rritjes së aktivitetit edhe në portin turistik. Porti turistik, se këta janë fare, janë gdhe, porti turistik që do sjellë jahte këtu që thonë këta i hoqën jahteve këtë e atë. Jahtet kur vijnë këtu, njerëzit nuk rrinë brenda atje, por dalin dhe konsumojnë atë që prodhohet këtu. Ndërkohë porti i Durrësit, flasin këta që e bene Shqipërinë me një euro. Me politikën e këtyre të ligjëruar ne mund ta kishim dhënë 1 euro, merre për 99 vjet dhe bëj ç’të duash,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll