Politike

Rama nga Vlora: Rusia s'ka financuar vetëm PD! S'ka burrë nëne që më del përballë për të më kundërshtuar për këtë

Ai shtoi ndër të tjera se PD-ja e ka fituar besimin e Rusisë e ndaj ajo ka investuar gjysmë milioni euro tek selia blu.

18 Nëntor 2022, 17:10 Nga F.M
Rama nga Vlora: Rusia s'ka financuar vetëm PD! S'ka burrë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur akuzat ndaj Opozitës. I pranishëm në Vlorë, në një tjetër takim, kreu i qeverisë tha se Partia Demokratike nuk e vetmja parti e financuar nga Rusia, por është e vetmja për të cilën ekzistojnë prova. Ai shtoi ndër të tjera se PD-ja e ka fituar besimin e Rusisë e ndaj ajo ka investuar gjysmë milioni euro tek selia blu. Me binjde, Rama shtoi se askush nuk i dilte do përballë për ta kundërshtuar për lidhjet e partive opozitare me Rusinë. 

Pjesë nga fjala e Ramës:  

Kemi një forcë që është e shitur dhe çdo ditë mbush me helm të gjitha ujërat që lëvizin në botën e komunikimit publik, çfarë duhet më për tu bindur që një i damkosur non-grsata nga dy aleatë të mëdhenj, SHBA dhe Britania e Madhe, të braktiset, çfarë duhet më, kur del sot shumë e qartë që ka qenë dhe mbetet, për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi, si vazhdim i atij mallkimi që ka nisur që nga momenti që kur këtu në Vlorë është krijuar shteti shqiptar dhe nuk na është ndarë këmba-këmbës që nga 1912. Janë njësoj, emrat e fytyrat ndryshojnë, por janë po ata, janë mallkimi i bërë njeri dhe i futur për të bërë çorap Shqipërinë. Çfarë arsyeje ka Rusia që të paguajë një parti shqiptare, dhe nuk paguan një, por sot do flasim për fakte....çfarë arsye ka të derdhë gjysmë milionë për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi. Që të marrës para nga të huaj, cilët do qofshin ata, por këtë herë flasim për rublat, që nuk janë para të një vendi miqësor ndaj nesh. Të marrësh para prej tyre për të bojkotuar zgjedhje, vetëm që vendi të hyjë në konflikt e në sherr. Pse t'i japin? Sepse ke dhënë prova që ti e meriton këtë besimin e tyre. Si? E imagjinoni sikur në zyrën time të vijë përfaqësuesi i Putin dhe ta prisja me temena e më pas të shkonim në Këshillin e Evropës dhe të votonim kundër shqiptarëve. E dini çfarë do të ishte bërë këtu? Ky është një akt tradhëtie, ushtria e Kosobës akuzohet se ka shkulur organet e njerëzve për t'i shitur. Shkuan bedelat e Putinit dhe e votuan, ne jo. E kam thënë dhe jam i gatshëm ta debatoj me këdo, por nuk ka burrë nëne që më del përballë në këtë pikë. PS është e vetmja parti që nuk e ka shkelur e lënduar interesin kombëtar. 

edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll