Politike

Protesta e 6 dhjetorit/ Balla: Bëhet kundër BE-së, po i shërben lojës së Vladimir Putin

Në një postim në Facebook Balla shkruan se ky është një akt anti-kombëtar që sipas tij dëshmon se kryedemokrati po luan lojën e Vladimir Putin kundër Bashkimit Europian. Ky veprim sipas Ballës thyen çdo normë kanunore dhe turpëron vendin.

18 Nëntor 2022, 18:19 Nga e.k
Protesta e 6 dhjetorit/ Balla: Bëhet kundër BE-së, po i
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha në lidhje me protestën e thirrur nga opozita për në datën 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një postim në Facebook Balla shkruan se ky është një akt anti-kombëtar që sipas tij dëshmon se kryedemokrati po luan lojën e Vladimir Putin kundër Bashkimit Europian. Ky veprim sipas Ballës thyen çdo normë kanunore dhe turpëron vendin.

"Turpi i Shqipërisë ka emër! Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel askush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes. Por tradhtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.  Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë. Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Evropën. A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Evropian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Evropian", shkruan Balla.

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll