Sport

Abakarov, kampion bote në Beograd por me 'xhepat bosh', shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë paratë e medaljes

Më 17 shtator të këtij viti, në Beograd u luajt himni shqiptar. Zelimkhan Abakarov, rusi nga Çeçenia që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të mundjes, u shpall kampion bote në kategorinë deri në 57 kg.

17 Nëntor 2022, 16:29 Nga DOSJA

Abakarov, kampion bote në Beograd por me 'xhepat bosh', shteti

TIRANË- Më 17 shtator të këtij viti, në Beograd u luajt himni shqiptar. Zelimkhan Abakarov, rusi nga Çeçenia që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të mundjes, u shpall kampion bote në kategorinë deri në 57 kg.

Megjithatë mundësi çeçen, që përfaqëson Shqipërinë, ende nuk ka marrë lekët e medaljes nga shteti.Kjo është bërë e ditur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizeri, në emisionin "SportZone" në MCN TV. Sipas këtij të fundit, përgjigjja e Ministrisë për mungesën e fondit, është për shkak të buxhetit.

"Ne kemi shkruar historinë, Shqipëria për herë të parë ka një kampion bote dhe ky është Abakarov. Për mua dhe sportin, është një krenari. Përveç se më mbush me dëshirë, por më jep një kënaqësi. Lojërat Olimpike janë afër dhe synojmë medaljen olimpike. Vëmendja është në “Paris 2024”. Tani i mbetet shtetit, për të bërë të mundur, rrugëtimin për në Olimpiadë.

Shteti duhet të marrë masa dhe të japë fonde të nevojshme. Me fondin e këtij viti, është e dështuar. Lekët e medaljes nuk i ka marrë ende. Ministria i justifikon për mungesë buxheti. Abakarov është shpallur kampion në mes të shtatorit dhe nuk ka marrë ende lekët e medaljes. Duhet të bëhet diçka në këtë sens. Shpresoj shumë që viti që vjen, të mos jetë si ky vit. Ishte shumë i vështirë për ne.Ne jemi këtu ku jemi dhe nuk trajtohemi si duhet, kjo me vret mua." Përfundoi Prizreni.

E.Ç (Dosja.al)

abakarov mundje

Sondazh

Poll