Politike

VIDEO- I hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës në Komision, Bardhi përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi

Bardhi i hodhi mikrofonin Bushkës, më pas prishi të gjithë të tjerat e në fund hodhi letrat në ajër. 

17 Nëntor 2022, 12:35 Nga A.B
VIDEO- I hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës në Komision, Bardhi
Gazment Bardhi, Klotilda Bushka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar me 5 ditë nga Kuvendi. Shkak është bërë veprimi i tij në komisionin e Ligjeve, kundrejt kryetares së Komisionit, Klotilda Bushkës. 

Bardhi i hodhi mikrofonin Bushkës, më pas prishi të gjithë të tjerat e më pas hodhi letrat në ajër. 

“Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar nga deputeti z. Gazmend Bardhi, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të datës 15.11.2022. Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar paisjet audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63 pika ç dhe neni 65/1, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 5 (pesë) ditë”, për deputetin z. Gazmend Bardhi”.


Në atë Komision, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka kaloi për votim projektiligjin për Portin e Durrësit. Fillimisht, ajo tha se shteti nuk do të nxjerrë asnjë para nga buxheti i saj për këtë projekt, duke i konsideruar mashtrime deklaratat e Opozitës. Por kjo deklaratë, revoltoi deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili i tha Bushkës se po gënjente për gjithçka në lidhje me investimin. Por, Bushka e ndërpreu debatin dhe vijoi me votimin. Në momentin që debati u përmbyll, Bardhi nisi të hidhte mikrofonat dhe të përplaste dosjet. 

gazment bardhi klotilda bushka

Sondazh

Poll