Politike

E FORTË! Trau në Divjakë, Braçe sulmon Kumbaron: Arrogantë! Ministria kërcënoi zyrtarët e Bashkisë se do "fluturojnë"

Erion Braçe tha se zyrtarë nga Ministria kanë marrë në telefon Bashkinë dhe i kanë kërcënuar se do të "fluturojnë" po të pengojnë vendosjen e traut.

17 Nëntor 2022, 12:31 Nga k.m.
E FORTË! Trau në Divjakë, Braçe sulmon Kumbaron:
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka akuzuar me emër ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro për vendosjen e traut në parkun e Karavastasë. Në një prononcim për mediat, Braçe tha se zyrtarë nga Ministria kanë marrë në telefon Bashkinë dhe i kanë kërcënuar se do të "fluturojnë" po të pengojnë vendosjen e traut. Edhe pse nuk ishte pjesë e protestës, socialisti tha se vendosja e traut ishte e paligjshme e se për këtë gjë duhet të mbante përgjegjësi edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), që nuk ka marrë parasysh shkeljen e Kodit Rrugor. 

"Komenti im është e paarsyeshme është që të vijnë në Divjakë e të bëjnë skena të tilla. Divjaka është një vend i qetë. Qytetarët nuk janë aty por janë në punë. Do të ishte e natyrshme që e gjithë kjo situatë të zgjidhej në një mënyrë ligjore. Vendosja e një trau me pagesë është e paligjshme. Në territorin e bashkisë Divjakë ka disa rrugë Kombëtare. Nuk ka rrugë tjetër që të nxjerr në bregdet. Nga Velipoja deri në Sarandë, për të shkuar tek deti nuk paguhet asnjë qindrarkë. Kjo që bën Ministria në bashkëpunim me ARRSH është vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. është një pozicion që cënon edhe sigurinë rrugore. Në gjykimin tim vendosja e pagesës në një aks kombëtar është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çdolloj nisme për të goditur këtë paligjshmëri. S'kam asnjë komunikim me Ministrinë e Mjedisit. Nga ajo ministri buron e gjithë ajo arrogancë. Zyrtarët e Bashkisë Divjakë janë kërcënuar se do "fluturojnë" nëse pengojnë vendosjen e traut. Bashkia e ka pezulluar vendosjen e traut. Për vendosjen e kioskës duhet marrë leje nga Bashkia e Divjakës. Bashkia ka gjithë të drejtën legjitime që të kontrollojë objektet që do ndërtohen. Çdo bëhen paratë e grumbulluara nga kalimi në rrugë? Parku është mbrojtur nga njerëzit dhe këtë duhet ta dëgjojë mirë ajo ministrja e Mjedisit dhe shumë të tjerë. Trau është vendosur m'u në mes të rrugës dhe jo të parkut. është e vetmja rrugë për të dalë në bregdet. Më thoni për të shkuar në det, pse duhet që të paguaj para unë? Bëhet fjalë për një rrugë kombëtare. Ministri ka një pikë turistike mu në mes të parkut. Pse nuk merr para nga ajo pika?,"- u shpreh Braçe në një prononcim për ReportTv. 

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative.

erion braçe trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll