Politike

Alibeaj akuzoi grupin e Berishës, Paloka: Rama ndjehet komod, lëshon çfare i vjen se vetëm Alibeun ka në sallë

Paloka akuzon Alibeajn se bashkëpunon me Partinë Socialiste dhe me kryeministrin Edi Rama.

17 Nëntor 2022, 12:30 Nga A.B
Alibeaj akuzoi grupin e Berishës, Paloka: Rama ndjehet komod, lëshon
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka iu është përgjigjur akuzave të deputetit Enkelejd Alibeaj, se disa demokratë po bashkëpunojnë për aferën e Portit të Durrësit. Paloka, duke qënë se nuk është në sallë, pasi u pezullua për shkak të sjelljes së pahijshme në Kuvend, i ka kushtuar një mesazh. Paloka akuzon Alibeajn se bashkëpunon me Partinë Socialiste dhe me kryeministrin Edi Rama.

POSTIMI I PALOKËS:

Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkepunoje me Tao Ballen , deklaroi se as “ nuk do ti perfaqesoje ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nenkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj ? A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar ? Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten ? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu… Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar.

edi paloka enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll