Politike

AKUZA të forta nga Alibeaj: Ne s'jemi të shitur. PS-PD pazare prej 30 vitesh, ka demokratë të përfshirë tek afera e portit të Durrësit

Alibeaj tha se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë vijuar pazaret prej 30 vitesh. 

17 Nëntor 2022, 11:30 Nga k.m.
AKUZA të forta nga Alibeaj: Ne s'jemi të shitur. PS-PD pazare
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu drejtua disa demokratëve duke iu thënë se disa prej tyre janë të përfshirë te afera e Portit të Durrësit. Nga salla e Kuvendit, Alibeaj tha se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë vijuar pazaret prej 30 vitesh. 

DEKLARATA E ALIBEAJT:

Edukata familjare nuk ma lejon që t'ua përmend emrin dhe të flas më të njëjtën gjuhë. Kush e do opozitën le të bëjë diçka, të shkëputet. Ngrihet ai që para një jave që lëshoi rrufe fyerjesh. E njëjta gjuhë, të njëjtat fyerje, e akuzohemi ne për shitje? Për pazare? Jo. Shqiptarët do të duhet që ta kuptojnë se ka ardhur koha për t'i japim fund, me çfarëdo lloj kostoje. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhgim. Kjo është sakrifica që na kërkohet ne, që do të duhet ta marrim përsipër. Të shitur e të blerë? Pazarxhinj ne? Që inceneratorët këtu një pjesë nuk e votuan. Eshtë sakrificë e madhe që t'i dalësh përballë pazareve të 30 viteve. Vazhdojmë ende sot "E duam si e gjithë Europa", në fakt jemi në fund. Njëra anë dhe ana tjetër, zhurmë. Jemi këtu për t'u dhën fund pazareve, me përulësi. Një pjesë e madhe nga të dyja palët janë të zhytur tek porti i Durrësit. bëhet zhurmë gjasme sikur ka përplasje të madhe me këtë palën këtej. Kjo ju intereson, zhurma. Asgjë e thënë hapur. Të zhytyr tek aferat tuaja, ju intereson të keni shëmbëlltyrën tuaj nga ana tjetër. Shqiptarët mendojnë se këta kështu janë, të gjithë njësoj. Jo,jo. Ne po shkëputemi nga tranzicioni. Ne fjalën kemi. Parazitë në opozitë nuk duam. Do e çojmë ne para këtë mocion. Ashtu siç dimë ne. Një muaj askush nuk u kujtua, vetëm sot iu ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush do e kishte menduar se akoma edhe sot Shqipëria nuk do të ishte një vend anëtar në BE. Duket se shumë breza të tjerë do të kalojnë derisa ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Kam guxim ta shoh të vërtetën ashtu siç është.  

enkelejd alibeaj seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll