Politike

Berisha: Parlamentin e komandojnë grupet kriminale, protesta e radhës brenda këtij viti

Berisha tha se protesta e radhës do të përfshijë edhe Parlamentin. 

17 Nëntor 2022, 11:24 Nga f.g
Berisha: Parlamentin e komandojnë grupet kriminale, protesta e radhës
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e radhës e opozitës së bashkuar do të zhvillohet brenda vitit 2022. Në një prononcim për mediat nga oborri i Parlamentit, Berisha tha se parlamenti është kthyer në një shartore, ku kryeministri përdor fjalor ordiner dhe mbështetet nga drejtuesit e Parlamentit. Berisha tha se në Kuvend, vendimmarrjen e kanë grupet kriminale. Berisha tha se protesta e radhës do të përfshijë edhe Parlamentin. 

Fjala e Berishës jashtë Kuvendit:

Parlament pa rregulla, nuk respektohet asnjë nen. Këta qeveritarë janë të tmerruar nga vjedhjet që bëjnë me fonde publike. Këto ne nuk duhet ti denoncojmë për publikun. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, platformë sharjeje ku kreu i maxhorancës i lejon vetes fjalor ordiner. Edhe nuk ndëshkohet nga ky fjalor por mbështetet nga drejtuesit e Parlamentit.

Parlamenti është transformuar në një institucion ku vendosin grupet kriminale dhe merren vendime në interes të grupeve kriminale. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë. Në momentin e caktuar do vijë populli opozitar të thotë dy fjalë këtyre hajdutëve. Kemi dorëzuar një rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Nuk pranojnë të ndiqet procedura. Është ligj absolut. Linda e parlamentit, e mban në sirtare sepse kështu i thotë Edi i Surrelit. A mund të funksionojë në këtë mënyrë parlamentit. çfarë do thotë Linda e parlamentit kur Edi i Surrelit na thotë aty fjalët më të turpshme. Është bërë një situatë e padurueshme. Ne sot u detyruam të komunikojmë me facebook.

Kjo do jetë një gjë e zakonshme në parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty. Por ne kemi fjalën si përgjigje. Ne shkojmë me fjalën. Jemi që parlamenti të funksionojë që të jetë arena e debatit dhe të vërtetave. Sot është vetëm fillimi i një beteje. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Populli opozitar do të jetë këtu patjetër./Dosja.al

sali berisha seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll