Politike

Projekti në Portin e Durrësit, Balla-opozitës: Hiqni dorë nga sulmet që i bëni investimit më të madh të vendit

Nga Kuvendi, Balla u shpreh se ky është projekti më i madh që ka pasur vendi.

17 Nëntor 2022, 12:03 Nga A.B
Projekti në Portin e Durrësit, Balla-opozitës: Hiqni dorë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të heqë dorë nga sulmet që po i bëjnë investimit më të madh të vendit, referuar projektit të Portit të Durrësit. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se ky është projekti më i madh që ka pasur vendi.

'Si ka mundësi që ende nuk ka një deklaratë që të përshëndesë faktin se një vend, mori presidencën e procesit të Berlinit. Eshtë një proces që lindi nga mbështetja e Kancelares Angela Merkel dhe me kancelarin Scholz po shkon një etapë të re procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit është vizioni, Ballkani i Hapur është zbatimi i procesit. Fakti që i ve kapakun

Keqardhja ime është për kolegë deputetë të opozitës që i komplekson fakti se i shkojnë mbrapa si bedelë, kjo nuk është fyerje, doni të shkoni ushtarë në luftën e Saliut që është projekti më i rëndësishëm. Projekti është ngritja në një nivel krejtësisht tjetër. Është ta bësh njëlloj si Barcelona.

Kur ju e bërë parkun te liqeni, Genc Strazimiri, pasues i paetur i non gratës dhe doli atje me pistoletë të kopshti i fëmijëve, ju duhet të merrni shpatat, shigjetat për Durrësin. Shkoni te Astiri, kush kishte të drejtë, cuni i Fariut?

Të thuash se këtu do pastrohen para, nuk e di. Kam pasur kënaqësinë të takoj princin e kurorës, cuditërisht kam parë një afeksion. Nuk janë paratë e Saliut, është qeveria e emirateve. Shqipëria sot ka kryeministrin e duhur në momentin e duhur, të jeni të sigurtë se PS do fitojë dhe zgjedhjet e përgjithshme. I bëj thirrje ndërgjegjësimit të demokratëve, hiqni dorë nga sulmet që i bëni investimit më të madh siç është ai i Portit të Durrësit.- tha Balla.

taulant balla seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll