Sport

"Kemi bërë ndeshje të mirë!" Reja flet për ndeshjen me Italinë: "Ja pse nuk luan Asllani, të ardhmen time e vendos..."

Trajneri Edy Reja vlerësoi jo pak paraqitjen e kuqezinjve ndaj Italisë, teksa “qau” rastet e humbura, që sollën më pas edhe disfatën në rezultat.

16 Nëntor 2022, 23:45 Nga DOSJA

"Kemi bërë ndeshje të mirë!" Reja flet për

TIRANË- Trajneri Edy Reja vlerësoi jo pak paraqitjen e kuqezinjve ndaj Italisë, teksa “qau” rastet e humbura, që sollën më pas edhe disfatën në rezultat. Trajneri kuqezi tha se skuadra i dhuroi vetë golat për kundërshtarët, teksa shpjegoi pse Asllani nuk luajti nga minuta e parë.

NDESHJA-Po, kemi bërë mirë në fillim, por pas golit, kemi pasur dy rivënie anësore, ku u kemi dhuruar topin. Unë doja që të bënim presion larg dhe të ngriheshim më shumë, por nuk bëmë mirë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, u ngritëm më lart dhe krijuam 4 apo 5 raste. Kemi bërë një ndeshje shuëm të mirë, me disa raste dhe dy traversa, ndaj më pëlqeu paraqitja e skuadrës sot, ndonëse nuk kishim as fatin me vete. Meritonim diçka më shumë, sa i përket rezultatit.

ASLLANI- Asllani po rritet shumë, pasi luan në një skuadër të madhe, me shumë futbollistë cilësorë në krah dhe ka të gjithë aftësitë për t’u përmirësuar. Megjithatë sot unë preferova të luaj me lojtarë që janë më të fortë dhe më rezistentë fizikisht, si Bare e Abrashi. Nuk mund të bësh shumë eksperimente në ndeshje të tilla, por Asllani do të ketë raste të tjera në të ardhmen, për të treguar cilësitë e tij.

E ARDHMJA- Që kur kam filluar të punoj nuk është se kam firmosur kontratën e re para përfundimit të kampionatit. Ne flasim çdo ditë me Presidentin Duka por është ai Presidenti dhe do jetë ai që do vendosë. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë do jetë ai që do më thotë”

E.Ç (Dosja.al)

reja shqiperia italia

Sondazh

Poll