Bota

Acari në SHBA/ Policia kërkesë të pazakontë kriminelëve: Ju lutem mos kryeni krime këto ditë, është ftohtë…

3 Shkurt 2019, 11:45 Nga DOSJA
Acari në SHBA/ Policia kërkesë të pazakontë

Warrensburg, SHBA- Temperaturat e ulëta në Misuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë që Policia e Warrensburg t’iu dërgojë një kërkesë të padëgjuar kurrë kriminelëve.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Policisë Federale në Facebook, policia kërkon nga kriminelët që të shmangin krimet përgjatë ditëve pasi Misuri është prekur nga i ftohti artik. Temperaturat arrijnë disa gradë nën zero, dhe kjo ka bërë që policët të kërkojnë ‘bashkëpunim’ edhe nga krimi.

“Kërkojmë një favor, të paktën për 3 ditët në vijim. Mund ta mbani kriminalitetin në minimum. Është realisht shumë ftohtë jashtë, kështu që bëjini vetes dhe ne një nder: Qëndroni brenda. Bëhuni të këndshëm me njëri-tjetrin dhe shikoni seritë e “Say Yes to të Dress”. Kemi dëgjuar nga zjarrfikësit që është një goxha shfaqje. Mmmm, faleminderit!”-thuhet në kërkesën e Policisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota kriminaliteti kriminelet moti i keq ne shba policia e warrensburgut kriminaliteti kriminelet moti i keq ne shba policia e warrensburgut

Sondazh

Poll