Bota

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit në kuzhinën e tavernës, tre gra humbin jetën

3 Shkurt 2019, 08:15 Nga DOSJA
Greqi/ Shpërthen bombula e gazit në kuzhinën e tavernës, tre

GREQI- Tre gra kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në një tavernë në Kalamata.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15, mbrëmjen e djeshme në një kohë kur vendi ishte i mbushur me klientë, të cilët nuk u dëmtuan nga shpërthimi falë murit që rrethonte kuzhinën.

Sipas mediave greke, viktimat janë dy të moshave 53-vjeçare dhe një 46-vjeç. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e pronarit të tavernës, ndërsa dy të tjerat ishin punonjëse.

Në momentin që shpërthimi i bombulës së gazit ka ndodhur në kuzhinë, të treja gratë kanë qënë duke punuar nëpër tavernë.

Përveç tre grave që humbën jetën, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është pronari i tavernës, ndërsa tjetri një punonjës 27-vjeçar.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni bombula e gazit greqi kalamata shperthim shperthimi ne taverne bombula e gazit greqi kalamata shperthim shperthimi ne taverne

Sondazh

Poll