Bota

Moti i keq përmbyt Italinë, evakuuohen 280 persona

2 Shkurt 2019, 22:02 Nga DOSJA
Moti i keq përmbyt Italinë, evakuuohen 280 persona

280 persona janë evakuar e 6 punonjës të forcave të rendit  kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në shtetin fqinj. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në  provincën e Bologna-s nga dalja nga shtrati i lumit Reno.

Punonjësit e rendit mbetën të plagosur teksa po u vinin në ndihmë banorëve të përmbytur nga uji. “Bologna today” shkruan se ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së një helikopteri të repartit të zjarrfikësve dhe po marrin mjekim në spitalin e zonës.

Edhe zonat e tjera përreth kanë problem me përmbytjet, pasi në Venezia uji ka arritur në113 cm mbi nivelin mesatar të detit, e ndërsa lumi Po ka rritur në 3 metra. Në Romë, fryrja e lumit Tevere ka detyruar bashkinë të mbyll të gjitha hyrjet buzë lumit. Raportohen edhe aksidente të shumta rrugore si pasojë e motit të keq, ndërkohë Drejtoria e Mbrojtjes Civile vijon të monitorojë situatën.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota 280 persona te evakuuar 6 police te plagosur emilia rogna itali moti i keq permbytje roma venezia 280 persona te evakuuar 6 police te plagosur emilia rogna itali moti i keq permbytje roma venezia

Sondazh

Poll