Aktualitet

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend, nafta ulet me dy lekë, benzina me 5, me sa do të shitet gazi

Gazi do të shitet me 73 lekë për litër me pakicë dhe 61 lekë për litër për automjetet, nga 74 dhe 62 që shitej më herët.

16 Nëntor 2022, 21:34 Nga F.M
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend, nafta ulet me dy
Foto Ilustruese

TIRANË- Nafta do të shitet me dy lekë më pak. Ky është vendimi i Bordit të Transparencës, i marrë pasditen e sotme. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nafta do të shitet me jo më shumë se 221 lekë litri me pakicë dhe 209 lekë për litër me shumicë, nga 223 lekë me pakicë dhe 211 me shumicë që shitej më herët.

Benzina gjithashtu është ulur me 5 lekë për litër dhe do të shiten me 204 lekë për litër, nga 209 që shitej më herët. Ndërsa gazi ka reflektuar një ulje më të lehtë, me vetëm. Gazi do të shitet me 73 lekë për litër me pakicë dhe 61 lekë për litër për automjetet, nga 74 dhe 62 që shitej më herët.

Njoftimi

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 621 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur  127 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

çmimi i naftës në shqipëri bordi i transparencës

Sondazh

Poll