Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, makina ecën mbrapsht dhe përplas gruan me makinën e parkuar

Makina e zë gruan në mes me një makinë tjetër të parkuar. Sipas dëshmitarëve gruaja ka dëmtime të rënda në pjesën e legenit dhe të këmbëve.

16 Nëntor 2022, 20:20 Nga I.A
VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, makina ecën mbrapsht dhe
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier rreth orës 08:00 pranë një shkolle. Në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ Albania, shihet se një automjet tip fuoristradë i drejtuar nga një grua që po lëvizte indietro, papritur ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur një kalimtare.

Makina e zë gruan në mes me një makinë tjetër të parkuar. Sipas dëshmitarëve gruaja ka dëmtime të rënda në pjesën e legenit dhe të këmbëve. Dëshmitarët shprehen se gruan po e mbajnë në spital me qetësues shumë të fortë sepse ka probleme me zemrën dhe nuk po e fusin dot në operim pasi ka tension të lartë. 

aksident ne fier

Sondazh

Poll