Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarin me karrocë

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar i moshuari, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.  

16 Nëntor 2022, 21:12 Nga I.A
Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarin me
Foto Ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Liqenas. Mësohet se një makinë Volkswagen ka përplasur një 80-vjeçar, i cili ishte me karrocë që ngitej nga një kafshë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar i moshuari, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i Policisë:

Automjeti “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi A. K., 27 vjeç është përplasur me një karrocë. Për pasojë u lëndua i moshuari me iniciale A.A, i cili është dërguar në spitalin e Korçës. Grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj shoferit të makinës.

aksident ne korce

Sondazh

Poll