Aktualitet

Shkëmbeu kokainën me paratë, arrestohet 22-veçari shqiptar në Itali

Kjo ndodhi pasi ai ndaloi mjetin e tij dhe u pa të shkëmbente kokainën me paratë me një tjetër person që ndodhej gjithashtu brenda një makine, që ndaloi paralel me të.

16 Nëntor 2022, 21:17 Nga F.M
Shkëmbeu kokainën me paratë, arrestohet 22-veçari shqiptar
Karabinierët

ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Perugia pasi iu gjetën 10 doza me kokainë dhe 670 euro. Ansa shkruan se shqiptari u ndalua për kontroll në rrugën Mario Angeloni në Perugia.

Kjo ndodhi pasi ai ndaloi mjetin e tij dhe u pa të shkëmbente kokainën me paratë me një tjetër person që ndodhej gjithashtu brenda një makine, që ndaloi paralel me të.

Kur policët ndërhynë. Të dy të rinjtë tentuan të arratiseshin. 22-vjeçari u vu në pranga pas disa minutash ndjekjeje.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll