Aktualitet

‘Monstra’ Terolli e përdhunonte çdo ditë vajzën e shokut të tij, prindërit shkonin në spital dhe ia ‘besonin’ 55-vjeçarit

‘Monstra’ Terolli përfitonte nga mungesa e tyre dhe përdhunonte të miturën. Por një natë më parë, kur prindërit u kthyen në shtëpi, e gjetën të miturën të gjakosur dhe në gjendje të rënduar.

16 Nëntor 2022, 20:27 Nga F.M
‘Monstra’ Terolli e përdhunonte çdo ditë
Astrit Terolli

TIRANË- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me përdhunimin e të miturës, ngjarje për të cilën, u vu në pranga shoku i babait të saj, Astrit Terolli, 55 vjeç. Mësohet se përdhunimi i vajzës ka ndodhur pasditen e djeshme, por ajo nuk ka qenë hera e vetme që Terolli ka abuzuar me të miturën.

55-vjeçari Terolli shkonte çdo ditë në shtëpinë e shokut të tij dhe kujdesej për të miturën pasditever. Kjo pasi, prindërit e të voglës shkonin çdo pasdite në spital për të vizituar vajzën tjetër që kishin të shtruar. ‘Monstra’ Terolli përfitonte nga mungesa e tyre dhe përdhunonte të miturën. Por një natë më parë, kur prindërit u kthyen në shtëpi, e gjetën të miturën të gjakosur dhe në gjendje të rënduar.

E vogla rrëfeu gjithçka që i kishte bërë Terolli dhe prindërit e nisën për në spital. Ekspertiza vërtetoi që vajza ushte abuzuar në mënyrë të vazhdueshme.

astrit terolli perdhunohet e mitura ne tirane

Sondazh

Poll