Aktualitet

EMRAT/ Çmontohet rrjeti italo-shqiptar i kokainës! Prokurori: Shqipëria një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës

Ai shtoi se është konstatuar se organizatat kriminale italiane e blejnë drogën përmes partneriteteve në Shqipëri, një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shqipëria thotë ai është një vend që ndodhet pranë Bazilikata-s duke e bërë kështu edhe më të thjeshtë kalimin e drogës.

16 Nëntor 2022, 20:23 Nga e.k
EMRAT/ Çmontohet rrjeti italo-shqiptar i kokainës! Prokurori:
Foto Ilustruese

ITALI- Njëzet e një persona mes tyre dhe dy shqiptarë kanë rënë një prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mes 21 të arrestuarëve 16 prej tyre janë lënë në arrest me burg ndërsa 5 të tjerët janë lënë në arrest shtëpie. Sipas mediave italiane duke iu referuar Policisë bëhet me dije se në krye të grupit qëndronte një 56-vjeçar italian Nunzio Paolo Castellaneta nga Montescaglioso.

Castellaneta është një emër i njohur për policinë italiane pasi ka një skedë të pasur kriminele, e cila daton që në vitin 1990 ku ai akuzohej për një vrasje, e cila kishte ndodhur pas një konflikti mes klane mafioze. Në atë kohë në momentin e arrestimit atij iu gjet dhe një sasi prej 600 gramësh kokainë. 

Arrestimet në Matera, Bari dhe Taranto:

Përveç Castellaneta-s, në burg përfundoi Ferdinando Barbetta, 41 vjeç, Vito Perrone 30 vjeç nga Laterza Taranta, Paride Giosué 53 vjeç, nga Ginosa Taranto; Aldo Hasa 37 vjeç, Ervin Hasa 35 vjeç Aurelio Lomaistro 31 vjeç nga Altamura Bari, Vito Giuseppe Marcello 29 vjeç nga Palo Del Colle Bari, Francesco Menzella 57 vjeç), Gerardo Miraglia 35 vjeç, Letizia Mossuto 40 vjeç, Rocco Motola 32 vjeç, Francesco Pellegrino 52 vjeç, Rocco Petrozza 45 vjeç, Tommaso Milan Salluce 41 vjeç dhe Maria Teresa Santarsia 44 vjeçe) të Montescaglioso.

Akuzat e prokurorisë:

Prokuroria shprehet se grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitin në të gjithë zonën duke u prekur kështu të gjithë strukturën shoqërore duke arritur deri tek fëmijët. Sipas autoriteteve droga paketohej dhe shpërndahej në sy të fëmijëve duke i ekspozuar ata në aktivitin kriminal.

“Një fakt shumë i rëndë është se aktiviteti kriminal hyn në strukturën shoqërore dhe ndikon në edukimin e fëmijëve. Thuajse sikur trafiku i drogës të ishte një aktivitet i vërtetë pune dikur gjyshet tona thurnin triko në shtëpi ndërsa fëmijët luanin, tani ndodh që droga paketohet në prani të më të voglit të familjes”, thuhet në deklaratë. 

Ai shtoi se është konstatuar se organizatat kriminale italiane e blejnë drogën përmes partneriteteve në Shqipëri, një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shqipëria thotë ai është një vend që ndodhet pranë Bazilikata-s duke e bërë kështu edhe më të thjeshtë kalimin e drogës.

itali policia italiane aldo hasa ervin hasa

Sondazh

Poll