16 Nëntor 2022, 20:53
Nga DOSJA
Kryebashkiaku Erion Veliaj duke mbjellë pemë
TIRANË- Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar strategjia e kjo pranohet edhe nga vetë drejtoria zbatuese e tij në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës.
Ndërsa pranon mosrealizimin, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës, shprehet në një dokument zyrtar se arsyet lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje, çështjet e pronësisë. Vetë drejtoria arrin deri aty sa pranon edhe se plani për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra nuk po u përgjigjet ritmeve të rritjes së urbanizimit në kryeqytet.
“Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve, për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet, si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi. Objektivat e tjerë të parashikuar në Planin e Veprimit që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbra me gjithë fokusin e Bashkisë Tiranë rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme dhe në përgjigje të ritmeve të rritjes së urbanizimit” shkruhet në dokumentet e një tenderi që ka shpallur pikërisht për këtë qëllim Drejtoria e Gjelbërimit të Tiranës.
Projekti parashikonte mbjelljen e 2 milion pemëve dhe shtimin në kryeqytet të një sipërfaqeje pyjore 2 mijë e 563 hektarë.
Në këtë kuadër, Drejtoria e Gjelbërimit e kryeqytetit ka shpallur një tender me vlerë 300 milionë lekë për blerjen e 24 mijë e 623 pemëve dhe shkurreve dekorative që do të përdoren për këtë qëllim. Këto pemë parashikohet që të mbillen në 27 njësitë administrative të Tiranës.
Por kompania që do të shpallet fituese do të duhet që t’i magazinojë drurët në mënyrë që tërheqja e tyre të bëhet sipas një plani të përcaktuar mbjelljesh në sezonin e mbjelljeve.
Marrë nga SCAN
pylli orbital bashkia tirane drejtoria e përgjithshme e pastrimit dhe gjelbërimit të tiranës erion veliaj
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 20:23
e.k
Foto Ilustruese
ITALI- Njëzet e një persona mes tyre dhe dy shqiptarë kanë rënë një prangat e policisë italiane pas...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 20:27
F.M
Astrit Terolli
TIRANË- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me përdhunimin e të miturës, ngjarje për të cil...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 20:20
I.A
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier rreth orës 08:00 pranë një...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 20:22
Gazetarë
TIRANË- Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Europian, por gazetaria e saj gjendet në k...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 20:20
Fier
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka lëshuar 11 urdhëra arresti në kuadër të het...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 19:52
I.A
Pajtime Fetahu
TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ka dhënë dorëheqjen, duke i dhënë fund karrierës së...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 20:09
F.M
Priti Patel dhe vëllezërit shqiptarë
BRITANI E MADHE- Priti Patel, ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, pjesë e P...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 19:46
e.k
Papa Jani
VLORË- Ka nisur restaurimi i plotë Manastirit të Zvërnecit pas dëmtimeve të shumta të konstatuara në poth...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 19:26
e.k
Panairi i Librit
TIRANË- Ka çelur siparin e tij 25-të Panairi i Librit. Ai po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku botues e shkrimt...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 18:45
I.A
TIRANË- Babai i të miturës që u përdhunua nga shoku i tij ka folur pas ngjarjes së rëndë. Në një intervist&e...