Aktualitet

Sfidon hapur pasardhësen/ Priti Patel inaguron lokalin e vëllezërve nga Kukësi në Britani: Nder i madh për mua

Patel shkruan krah fotove se për të është nder që tu bashkohet vëllezërve shqiptarë, fjalë të cilat duket se sfidojnë hapur pasardhësen e saj, Suella Braverman, e cila e konsideroi një ‘pushtim’ emigrimin e shqiptarëve.

16 Nëntor 2022, 20:09 Nga F.M
Sfidon hapur pasardhësen/ Priti Patel inaguron lokalin e
Priti Patel dhe vëllezërit shqiptarë

BRITANI E MADHE- Priti Patel, ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, pjesë e Partisë Konservatore ka festuar krah dy vëllezërve shqiptarëë me origjinë nga Kukësi, në kulmin e debateve për emigrantët shqiptarë, të cilat kanë trazuar Londrën zyrtare së fundmi. Patel ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një vizitë që ka zhvilluar në një lokal në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë, që mban emrin “The Green Man Little Braxted”.

Patel shkruan krah fotove se për të është nder që tu bashkohet vëllezërve shqiptarë, fjalë të cilat duket se sfidojnë hapur pasardhësen e saj, Suella Braverman, e cila e konsideroi një ‘pushtim’ emigrimin e shqiptarëve.

“Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur lokalin e tyre fantastik “The Green Man Little Braxted”. I uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre. Vizitojeni, bari dhe restoranti është i klasit të parë dhe ushqimi është i shijshëm,”- shkruan Patel krah fotove.

Braverman është treguar mjaft e ashpër me emigrantët, kryesisht me shqiptarët. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. Kreu i qeverisë i konsideroi deklaratat e Braverman si ‘britmë çmendine’ dhe ‘retorikë kriminale’. Së fundmi është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Francës që ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe të ndalojë prurjet e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit për në Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një pagesë vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit në 72 milionë euro.

priti patel shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll