Sport

Portugali/ Ronaldo shfaq probleme shëndetësore, Santos flet për intervistën e sulmuesit: "Duhet tolerancë"

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë lajm.Federata portugeze e Futbollit bën të ditur se sulmuesi nuk do të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore. Sipas Federatës, futbollisti po ka probleme gastrike.

16 Nëntor 2022, 19:17 Nga DOSJA

Portugali/ Ronaldo shfaq probleme shëndetësore, Santos flet për

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë lajm.Federata portugeze e Futbollit bën të ditur se sulmuesi nuk do të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore. Sipas Federatës, futbollisti po ka probleme gastrike.

Trajneri Fernando Santos, nga ana e tij, bën të ditur se CR7 do të mungojë edhe në miqësoren kundër Nigerisë. Santos i kushtoi edhe një rresht intervistës së Ronaldos në të cilën CR7 foli për problemet e tij me Manchester United.

"Është një intervistë shumë personale - ishin fjalët e trajnerit - foli jo vetëm lojtari, por edhe njeriu. Për këtë arsye duhet konsideruar me tolerancë. Gjithsesi, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me kombëtaren dhe Botërorin".

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo portugalia

Sondazh

Poll