Sport

Katar 2022/ Belgjika mbyll 'Fan Zone', tifozët nuk duan t'ia dijnë për Kupën e Botës: "Vetëm 1 mijë kupona të shitur"

Nuk do të ketë ekrane të mëdha në Belgjikë. Siç raporton AP, Federata e Futbollit ka hequr dorë nga planet për të krijuar një 'Fan Zone' për Kupën e Botës, në të cilën tifozët mund të ndiqnin drejtpërdrejt ndeshjet.

16 Nëntor 2022, 18:31 Nga DOSJA

Katar 2022/ Belgjika mbyll 'Fan Zone', tifozët nuk duan t'ia

BELGJIKË- Nuk do të ketë ekrane të mëdha në Belgjikë. Siç raporton AP, Federata e Futbollit ka hequr dorë nga planet për të krijuar një 'Fan Zone' për Kupën e Botës, në të cilën tifozët mund të ndiqnin drejtpërdrejt ndeshjet. Një zgjedhje e diktuar nga mungesa e interesit dhe për turneun.

Manu Leroy, menaxheri i marketingut dhe komunikimit të federatës, nuk la vend për interpretime: “Meqenëse shumica e tifozëve nuk ishte e mundur të udhëtonin në Katar, ne donim ta sillnim Kupën e Botës këtu, por shitëm shumë më pak bileta se sa kishim planifikuar dhe na u bë e qartë se ky eveniment nuk kishte ato pritshmëritë e duhura".

Federata e Futbollit kishte krijuar një 'Fan Zone' me temën "njëmijë e një netë" dhe parashikonte një tarifë hyrje prej 10 euro. Me vetëm 1 mijë kupona të shitur, Federata e mbylli 'Fan Zone' pa e hapur. Natyrisht, atyre që kanë blerë biletën do t'u kthehen paratë.

Sigurisht, me klimën belge, një kampionat botëror midis nëntorit dhe dhjetorit fton më shumë në një lokal sesa në zonën e tifozëve. Belgjika është përfshirë në grup me Kroacinë, Marokun dhe Kanadanë.

E.Ç (Dosja.al)

belgjika kupa e botes

Sondazh

Poll