Sport

VIDEO/ Komiteti i Lartë i Katarit i kërkon falje ekipit televiziv danez, pas ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë...

Zyra Ndërkombëtare e Medias dhe Komiteti i Lartë i Katarit kërkojnë falje grupi të një televizioni danez, të cilët u kërcënuan nga stafi i sigurisë së Kupës së Botës.

16 Nëntor 2022, 14:43 Nga DOSJA

VIDEO/ Komiteti i Lartë i Katarit i kërkon falje ekipit televiziv

KATAR - Komiteti i Lartë i Katarit i ka kërkuar falje një grupi televiziv danez, të cilët u kërcënuan nga stafi i sigurisë së Kupës së Botës, ndërsa ata janë akomoduar në Doha.

Reporteri i ‘TV2’ Rasmus Tantholdt po fliste në një transmetim direkt, kur punonjës nga personeli i sigurisë me një karrocë golfi u shfaqën dhe i ndërprenë transmetimin. Në pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, Tantholdt shihet duke protestuar ndaj zyrtarëve të sigurisë, duke shfaqur kredencialet e tij përpara se t'i akuzojë se ata se deshën t’i thyejnë kamerën.

Një deklaratë nga Komiteti i Lartë i Katarit dhe Zyra Ndërkombëtare e Medias së këtij vendi, tha se ekipi i transmetimit danez ishte "ndërprerë gabimisht". “Pas inspektimit të lejes së vlefshme të akreditimit dhe lejes së xhirimit, transmetuesit danez i është kërkuar ndjesë nga sigurimi, përpara se ekipi të rifillonte aktivitetin”, thuhet më tej në deklaratën e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll