Sport

Gjermania, fanellat e Kombëtares nuk shiten... shkak i ftohti: "Është koha e gabuar e vitit!"

Kupa e Botës në nëntor-dhjetor është një ngjarje e pazakontë për lojtarët por edhe për vetë tifozët. Zakonisht Kupa e Botës është një ngjarje që mund të shijohet gjatë verës.

16 Nëntor 2022, 18:53 Nga DOSJA

Gjermania, fanellat e Kombëtares nuk shiten... shkak i ftohti:

GJERMANI- Kupa e Botës në nëntor-dhjetor është një ngjarje e pazakontë për lojtarët por edhe për vetë tifozët. Zakonisht Kupa e Botës është një ngjarje që mund të shijohet gjatë verës. Gjermanët, të cilët gjithmonë kanë shoqëruar evenimentin me lumenjtë e birrës së ftohtë, janë zhgënjyer veçanërisht. “Kjo do të thotë që këtë herë tifozët do të pinë verën e zier”, komentoi trajneri Hansi Flick disa muaj më parë, por ai i pijeve nuk është i vetmi problem, në fakt, problemet janë... fanellat

Çfarë fanellash? Ato të Kombëtares, siç tregon BILD, praktikisht askush nuk po e blen fanellën. Ndoshta tifozëve nuk i pëlqen modeli i krijuar nga Adidas? Aspak, është çështje e motit. Këtë e shpjegon një shitës, zoti Hans Forster, i cili thjesht nuk mund të shesë uniformat e Neuerit dhe shokëve të tij. “Bleva 100 dhe kam shitur vetëm dy fanella”. Jo saktësisht shifrat që priten, duke pasur parasysh pasionin e publikut teutonik për Mannschaft.

“Ky vit është shumë i komplikuar. Nuk do të ketë ekrane të mëdha, por edhe nëse do të kishte, prapë do të ishte koha e gabuar e vitit, sepse do të veshim një xhaketë mbi fanellë”. Është e vështirë të fajësosh zotin Forster, duke pasur parasysh se për momentin Berlini është kapur nga një ftohje që ka sjellë temperatura edhe nën zero. Prandaj, shpresa e vetme për veshjen e fanellave është që kombëtarja të bëjë mirë... "Varet se si do të shkojnë djemtë. Nëse ata vazhdojnë në turne, atëherë shitjet do të rriten."

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes gjermani

Sondazh

Poll