Sport

Këshilla e Rejës për Asllanin, te Inter janë të pakënaqur me fjalët e trajnerit, ja vendimi që morën për mesfushorin

Deklaratat e djeshme të Edy Rejës, trajnerit të Shqipërisë që kërkoi huazimin e Asllanit nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Interit.

16 Nëntor 2022, 17:28 Nga DOSJA

Këshilla e Rejës për Asllanin, te Inter janë të

SHQIPËRI-Deklaratat e djeshme të Edy Rejës, trajnerit të Shqipërisë që kërkoi huazimin e Asllanit nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Interit. Tekniku theksoi për mediat italiane se djaloshi shqiptar do të përfitonte më shumë nëse largohej nga klubi zikaltër.

"Fjalët e Rejës, për faktin se Asllani nuk është i kënaqur me situatën, u prit me zhgënjim nga Inter edhe sepse të hënën ishin pikërisht deklaratat e personit në fjalë mbi temën, ku ai shfaqej mjaft i qetë”, shkruan "Tuttosport" .

Për sa i përket kërkesës së Rejës, Inter as ka ndër mend të dëgjojë fjalët e italianit për një huazim të Asllanit në janar: "Asllani do të qëndrojë në skuadër deri në fund të sezonit. Pak për faktin se përndryshe do të duhej zëvendësuar, por sidomos për faktin se ky vit si nxënës mund të jetë shumë i vlefshëm për të ardhmen pasi para tij, mes Brozoviç, Çalhanollu dhe vetë Mkhitarjan, ka tre mësues të mirë", thekson gazeta torineze.

E.Ç (Dosja.al)

inter asllani reja

Sondazh

Poll