Sport

Man.United “fshin” Cristiano Ronaldon! Klubi anglez i heq fotografinë në hyrje të stadiumit (video)

Vazhdojnë polemikat në Angli pas deklaratave të Cristiano Ronaldos ku sulmon Manchester United, klubin e tij aktual dhe me të cilin ka prishur të gjitha marrëdhëniet.

16 Nëntor 2022, 17:46 Nga DOSJA

Man.United “fshin” Cristiano Ronaldon! Klubi anglez i heq

ANGLI- Vazhdojnë polemikat në Angli pas deklaratave të Cristiano Ronaldos ku sulmon Manchester United, klubin e tij aktual dhe me të cilin ka prishur të gjitha marrëdhëniet. Në një intervistë për 'The Sun', sulmuesi portugez shprehet se ndihet i tradhtuar nga United dhe se nuk ka respekt për trajnerin, Erik Ten Hag.

Ndërkohë, klubi ka marrë një vendim radikal. Këtë të mërkurë në rrjetet sociale janë transmetuar video të heqjes së imazhit reklamues të CR7 nga hyrja e stadiumit 'Old Trafford'.
Tani duket se nuk ka më kthim, por në rast se klubi largon Ronaldon në janar duhet të paguajë gjashtë muajt e fundit të kontratës, një shumë e madhe duke marrë parasysh se futbollisti fiton 560 mijë paund në javë.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ronaldo

Sondazh

Poll