Sport

Katar/ Skandali i parë para fillimit të Botërorit, disa persona kërcënojnë gazetarin, tentuan t'i thyejnë kamerën (video)

Botërori ende nuk ka filluar dhe gazetarët tashmë po përjetojnë shqetësime.Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e momentit kur gazetarit nga Danimarka, Rasmus Tantholdt, i është penguar të kryejë detyrën.

16 Nëntor 2022, 13:35 Nga DOSJA

Katar/ Skandali i parë para fillimit të Botërorit, disa persona

KATAR- Botërori ende nuk ka filluar dhe gazetarët tashmë po përjetojnë shqetësime.Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e momentit kur gazetarit nga Danimarka, Rasmus Tantholdt, i është penguar të kryejë detyrën.

Tre djem, të cilët mund të jenë vullnetarë mbërrijnë me një karrocë golfi dhe e urdhërojnë atë të ndalojë xhirimet në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Ai e ndaloi të filmonte, e më pas e kërcënoi se do t'i thyente kamerën.Në një moment gazetari dëgjohet duke folur me ton të bezdisur.

“Ti e ftove gjithë botën të vijë këtu, pse nuk mund të filmoj? Ky është një vend publik”, tha gazetari. Duke kuptuar se gjërat mund të përshkallëzoheshin, ai vendosi të tregonte ID-në e tij të gazetarit. Një tjetër djalë kapi kamerat dhe e kërcënoi se do ta thyente.

"Reuters" raportoi se organizatorët dyshohet se më vonë vendosën t'i kërkonin falje grupit të xhirimit. Pas kësaj është mbajtur një mbledhje ku është bërë e ditur se xhirimet lejohen për të gjithë.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes danimarke

Sondazh

Poll