Sport

Motrat e Cristiano Ronaldos mbështesin të vëllanë: “Të vërtetat duhen thënë”...

Elma dhe Katia Aveiro mbrojnë yllin portugez, pas intervistës së tij të diskutueshme

16 Nëntor 2022, 12:45 Nga DOSJA
Motrat e Cristiano Ronaldos mbështesin të vëllanë:
Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos

PORTUGALI - Në profilin e saj në rrjetin social Instagram, Elma Aveiro, motra e madhe e yllit portugez, ndau disa momente nga intervista, duke u shprehur se “të vërtetat duhen thënë”. Përveç kësaj, ajo deklaroi se "njerëzit na duan vetëm kur është e përshtatshme për ta. Kjo është bota në të cilën jetojmë, për fat të keq. Do të jem gjithmonë krenare për ty vëllai im i dashur",- tha Elma.

Katia, një tjetër nga motrat më të mëdha të futbollistit portugez, ndau në të njëjtin rrjet social një kritikë të fshehtë ndaj atyre që akuzojnë vëllain e saj: "Më bën përshtypje kur shoh sesi të qenit autentik i mërzit njerëzit, madje kjo më bën të qesh. Guximi është për ata që e meritojnë, karakteri është për ata që e kanë, ndryshon gjithmonë për ty dhe kurrë për të kënaqur një tjetër”,- ka shkruar ajo.

Cristiano Ronaldo, 37 vjeç, i dha një intervistë gazetarit anglez Piers Morgan në të cilën tha se ndihej i “tradhëtuar” nga klubi i tij. "Manchester United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe pjesa tjetër e njerëzve përreth klubit. U ndjeva i tradhëtuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll