Politike

Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Të ngremë komision hetimor parlamentar, ta dërgojmë në GJK

Kreu i PD tha se Rama po tenton që të kalojë në mënyrë të “rrufeshme” ligjin për marrëveshjen e Portit të Durrësit, dhe për ta ndaluar PD duhet të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar,

16 Nëntor 2022, 13:43 Nga A.B
Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Të ngremë komision
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD duhet të reagojë në mënyrë të “rrufeshme” për të penguar Edi Ramën për të kaluar ligjin për marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit. Në një deklaratë për mediat kreu i PD tha se Rama po tenton që të kalojë në mënyrë të “rrufeshme” ligjin për marrëveshjen e Portit të Durrësit, dhe për ta ndaluar PD duhet të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, çuarjen e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe protestat e vazhdueshme.

'Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër. Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër. Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshem të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese. Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme.'- u shpreh Berisha.

sali berisha porti i durresit

Sondazh

Poll