Politike

Berisha: Rama po shkatërron portin shekullor, transporti tani do bëhet nga Mali i Zi dhe Greqia

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama po gjobit qytetarët shqiptarë me 2 miliardë euro për ndërtimin e portit.

16 Nëntor 2022, 13:39 Nga A.B
Berisha: Rama po shkatërron portin shekullor, transporti tani do bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha deklaroi nw mbledhjen e grupit parlamentar, se kryeministri Edi Rama po shkatwrron portin shekullor tw Durrwsit. Gjatw mbledhjes, Berisha shtoi se transporti do tw bwhet nga Mali i Zi dhe nga Portet e Greqisw. 

' T’i shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport, qindra e miliona, në mos miliarda euro në vite. Vetëm me transport, i cili do bëhet nga Mali i Zi, portet e Greqisë, dhe pjesërisht nga Vlora. Edhe ajo jo, se ajo është pa port.Të shkulësh portin shekullor, për të cilin është projekti, investimi dhe çdo gjë, dhe të gjobisësh qytetarët shqiptarë me të paktën 2 miliardë euro që kërkon ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, sipas specialistëve, dhe që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, duhet të ndërtohet në Porto Romano, sepse ai kërkon që gjithë gjirin e portit ta shndërrojë për jahtin e tij, jahtin e Çuçit të familjes së tij, jahtet e familjarëve.Kjo është e faktuar, cilido i them të referohet se çfarë pësoi porti i Bejrutit. E njëjta skemë. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet e pasunikëve të Bejrutit.'- tha Berisha.

sali berisha porti i durresit

Sondazh

Poll