Politike

Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Rama po plaçkit një pronë publike me vlerë 3 miliardë euro

Berisha tha se historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë, si ajo që po bëhet me Portin e Durrësit.

16 Nëntor 2022, 13:27 Nga A.B
Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Rama po plaçkit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan plaçkitje ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se Rama po plaçkit pronën publike e cuila ka një vlerë 3 miliard euro.

'I gjithë përqendrimi ynë duhej të ishte te buxheti, që përbën normalisht procesin, problemin më kryesor vjetor të një vendi normal. Por kur konstaton se, me një ligj superurgjence, vidhen dy buxhete, kemi të bëjmë në total me shumë miliardë plaçkitje dhe grabitje, kemi të bëjmë me grabitje, vjedhje nga Edi Rama dhe enturazhi i tij më të madhen e këtij vendi të pronës publike. E tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë të një prone publike, vlera e të cilës është të paktën 3 miliardë euro. Historia e vendit, as e Europës, nuk ka në kanalet e veta një qeveritar apo kryeministër që të ketë lejuar vetes me sipërmarrjen e tij, të plaçkisë, të përvetësojë 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll