Aktualitet

FT/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugët e Shkodrës, problematike situata në sheshin e Teatrit 'Migjeni'

Reshjat zgjatën vetëm disa minuta por intensiteti i lartë i tyre bëri që disa nga rrugët kryesore të qytetit të bllokohen. 

16 Nëntor 2022, 14:47 Nga e.k
FT/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugët e
Rrugët e bllokuara nga shiu

SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së sotme kanë krijuar probleme në Shkodër duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe trafik të rënduar. Reshjat zgjatën vetëm disa minuta por intensiteti i lartë i tyre bëri që disa nga rrugët kryesore të qytetit të bllokohen. 

FT/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugët e
Sheshi para teatrit 'Migjeni'

Më e rëndë paraqitet situata para Teatrit 'Migjeni' ku sheshi para tij është kthyer në një pellg me ujë. Kjo situatë është e zakonshme në qytetin verilindor sa herë që ka reshje të shumta shiu kjo dhe për shkak të problemeve me kanalizimet, bllokimi i të cilave shkakton dhe këtë situatë.

shkoder

Sondazh

Poll