Aktualitet

 “Banda Ruçi përgjaku Levanin”, reagon djali i Gramoz Ruçit: Iu bëftë mirë era

1 Shtator 2019, 13:06 Nga DOSJA
 “Banda Ruçi përgjaku Levanin”, reagon djali i

TIRANË- Pasi u përfol se ishte përfshirë në sherrin e mbrëmshëm në Fier, ka reaguar djali i Gramoz Ruçit, Ledian Ruçi.

“Dedikuar portaleve të ngjitura pas brekëve të Xha Saliut, iu bëftë mirë era”, shkruan Ledian Ruçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi më herët se ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një i afërm i tyre.

Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojne qytetare dhe përgjakin spitalin e Fierit.

Policia po manipulon çdo gjë. Dëshmite janë flagrante”, shkruan Berisha.

Por nuk ka nguruar të kthejë përgjigje dhe i akuzuari, Ledian Ruçi, duke lënë të kuptohet se ai nuk ka lidhje me sherrin në Fier, aq më pak të jetë dhe autori, i cili qëlloi mbi Aleksandër Zhapajn.

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy netë më parë në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Aleksandër Zhapaj u transportua drejt Traumës. Tre të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi te berisha ledian ruci sherri ne fier sherri ne spitalin e fierit denoncimi te berisha ledian ruci sherri ne fier sherri ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll