Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Vrau njerkun për të marrë hakun e nënës, historia e ish-mësuesit që u plagos në ballkon

1 Shtator 2019, 11:45 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë/ Vrau njerkun për të marrë hakun e

VLORË- Mbrëmjen e së premtes qyteti i Vlorës u trondit, pasi një 36-vjeçar u qëllua me plumb, teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ish-mësuesi Eljus Thartori tashmë ndodhet për kurim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dëshmoi se i ka plasur celulari në dorë, ç’ka dyshohet përveç armës me të cilën është qëlluar, ka pasur edhe lëndë plasëse.

36-vjeçari Eljus Thartori, ka qenë i dënuar në i dënuar në prill të 2008 me 10 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake”.

Burime për “Faxweb“, bëjnë me dije se Thartori ka vrarë me armë zjarri njerkun e tij, për hakmarrje. Kur ka qenë fëmijë, njerku i tij ka vrarë mamanë e Thartorit dhe pas disa vitesh, 36-vjeçari është hakmarrë ndaj agresorit të nënës së tij.

Lidhur me këtë ngjarje kriminale policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por asnjëri prej tyre nuk është ndaluar.

Dy ditë më parë, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt ballkonit të Eljus Thartorit për ta vrarë atë. Thartori është një person i njohur për policinë. Ai ka bërë 10 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj eljus thartorit eljus thartoti atentati ndaj eljus thartorit eljus thartoti

Sondazh

Poll