Aktualitet

I dha energji elektrike të afërmes përmes rrjetit të bashkisë, arrestohet ish-drejtori i Agjencisë së Mirëmbajtjes në G

1 Shtator 2019, 07:32 Nga DOSJA
I dha energji elektrike të afërmes përmes rrjetit të

GJIROKASTËR- Arrestohet ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Armand Mamani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është arrestuar në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

Mësohet se Mamani i kishte dhënë energji të afërmes së tij, Violeta Bahollit nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut. Më herët Armand Mamani ka qenë kreu i LSI-së në Gjirokastër. Ndërkohë policia po heton lidhur me zbardhjen e shkeljeve të tjera të mundshme nga ish-drejtori Mamani.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndalohet ish drejtori i Agjensisë së Mirqënies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”,  dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonimik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar   një kabëll elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katësh, ambient i përshtuar për aktivitet  tregetar, në përdorim nga shtetasia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirkoastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand mamani arrestohet ish drejtori i bashkise gjirokster armand mamani arrestohet ish drejtori i bashkise gjirokster

Sondazh

Poll