Aktualitet

Sherri në Fier, flasin mjekët për gjendjen e të plagosurve, ç’ndodhi në spital?

1 Shtator 2019, 09:30 Nga DOSJA
Sherri në Fier, flasin mjekët për gjendjen e të plagosurve,

FIER- Nëndrejtori i spitalit rajonal të Fierit, Ramadan Cepele se bashku me mjekun Kliton Gjerazi kanë dalë në një deklaratë për mediet, ku kanë paraqitur situatën shëndetësore të të plagosurve në ngjarjen e djeshme në Fier, ku u plagosën 5 persona.

5 persona, 2 në reanimacion dhe 3 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, kishte një plagë në bark. Pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, por nuk ishte e nevojshme për ndërhyrje kirurgjikale, se s’kishte hyrë në organet e trupi. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, një një shpatull dhe në kyç, pa qenë plumbi brenda. Dy të tjerët të rrahur, me trauma sipërfaqësore, nuk rezultojnë me hemoragji të brendshme”, thanë mjekët.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosjas.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sherri ne fier sherri ne spitalin e fierit sherri ne fier sherri ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll