Aktualitet

SPAK e kërkon për inceneratorin e Fierit, kush është biznesmeni Regan Merdani, i dënuar me 4 vite burg

Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

16 Nëntor 2022, 12:43 Nga A.B
SPAK e kërkon për inceneratorin e Fierit, kush është
Regan Merdani

TIRANË- Një prej personave që SPAK ka lëshuar urdhër arrestin është Regan Merdani. Ky është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese.

Pak ditë më parë ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Atij iu hoq e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 

10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

regan merdani arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll