Politike

Si e mori vesh Alabbar për portin e Durrësit? Balluku i përgjigjet Alibeajt: Erdhi, siç vijnë të gjithë, s'kishte llampën e Aladinit

Enkelejd Alibeaj në komision se si u zgjodh Dubai dhe jo Brukseli për investimin, ndërsa ngriti pikëpyetje lidhur me mungesën e garës për realizimin e projektit që do të marrë portin e Durrësit. 

16 Nëntor 2022, 11:38 Nga k.m.
Si e mori vesh Alabbar për portin e Durrësit? Balluku i
Belinda Balluku dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Një sërë pyetjesh ka shtruar deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese lidhur me investimin e Portit të ri të Durrësit, e ka pritur përgjigje nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Alibeaj në komision se si u zgjodh Dubai dhe jo Brukseli për investimin, ndërsa ngriti pikëpyetje lidhur me mungesën e garës për realizimin e projektit që do të marrë portin e Durrësit. 

DISKUTIMET MES TYRE:

Alibeaj: Pra e pozicionuar veten si mbrojtëse e Alabbar. Pozicionet do të duhet të ishin inverse. Duhet të mbronit interesin e shqiptarëve. Si e zgjodhët Alabbar? Si e kontraktuat? Pse ka ardhur në Shqipëri? Dua të më thuash që po kemi çuar letër për shprehje interesi edhe tek të tjerë investitorë strategjik. Pra do kishte garë. Përse dhe si është gjetur Alabbar? Pyetja tjetër, se jurist modest jam, Kushtetuta parashikon se kur shteti shqiptar bëhet pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Pse keni zgjedhur Dubain dhe pse e keni zgjedhur pa garë? Ju mbroni investitorin privat, ne do mbrojmë pasurinë e shqiptarëve. E treta pyetje ka të bëjë me një çështje që edhe ju e prekët. Me të madhe e keni thënë që po vjen Alabbari. Shumë mirë, që të jeni të qartë ju dhe kushdo, për çdo investitor të niveleve botërore që sjellin para masive dhe garancinë e emrit, unë besoj që askush nga ne nuk as më të voglin dyshim se janë të mirëseardhur. Cila është arsyeja që në 2021 kur i dhatë statusin e investitorit stratagjik nuk ia dhatë Alabbarit por një kompanie që ishte e regjistruar në ishujt Kaiman, një parajsë fiskale. Kjo shoqëri nuk kishte ortak as Alabbarin e shumëpërmendur. Kush janë deputetët që pretendoni se iu kanë asistuar në hartimin e projektligjit, se nuk duhet që të jenë këtu se kanë konflikt interesi.

Balluku: Përshtypjet janë personale, nuk mban kjo në debat. Ne mbrojmë shtetin nga fillimi në fund. Nuk është mirë të marrim dhe të njollosim pa bërë një analizë njerëz që kanë krijuar një emër në tregun botëror të urbanizimit. Alabbari i ka zbuluar Shqipërinë në 2007. Kanë pasur takime dhe erdhën e ikën me vrap, na kanë thënë se ishte e tmerrshme, situata e djeshme. Si e morën vesh? Fërkuan llampën, u doli xhindi, thirrën Sherezaden. Sa i përket këtyre metaforave të përrallave, është njësoj të pyesësh pse SHELL, Vodafone dhe të tjerë të huaj vijnë në Shqipëri? Sepse është futur në hartën e vendeve interesanteve për t'u investuar. Siç vijnë të gjithë kompanitë, ashtu ka ardhur edhe Muhammed Alabbar. Nuk kanë llampën e Aladinit dhe as hartën e Nastradinit. Pse nuk ka të tjerë? Pse kush na erdhi ne me 2 mld euro dhe ne e refuzuam? Ku e ke gjetur dokumentin që thua. është dokument publik, është online. Pse i gjithë ky teatralitet? Pronarët i ke të deklaruar. Eagle Hill, Northeast Hill Estate, ne kemi ardhur për të lexuar këtë kontratë. Nuk ke gjetur asgjë në errësirë. Në atë kohë i është analizuar projekti. I është lënë 60 ditë subjektit për të sjellë dokumentacionin. Subjekti nuk është regjistruar nga ne. Ju vazhdoni dhe merruni me to. E nisa bisedën me to që të mos përsëriteshin. Deklarojmë që nuk ka kompani offshore. Sa i përket metaforeve, nuk merrem fare. Shqipëria është vendosur në hartën e investitorëve, pse qindra investitorë të huaj vijnë në Shqipëri? Sepse është future në hartën e vendeve interesante për tu interesuar.  Pasuria kombëtare jo vetëm por mbrohet por po investohet. Racizmin pse zgjodhëm Brukselin dhe Dubain, Brukseli nuk erdhi.

enkelejd alibeaj  porti i durresit

Sondazh

Poll