Politike

Prezantimi i portit të Durrësit, Balluku: Do bëhet edhe plazh për qytetarët

Belinda Balluku dhe prezantoi detaje të tjera lidhur me projektin që pritet të implementohet shumë shpejt. 

16 Nëntor 2022, 10:41 Nga k.m.
Prezantimi i portit të Durrësit, Balluku: Do bëhet edhe plazh
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese u shpreh po ashtu se nuk ka asnjë kompani offshore te implikuar në portin e Durrësit. Në fjalën e saj, Balluku dhe prezantoi detaje të tjera lidhur me projektin që pritet të implementohet shumë shpejt. 

"E kemi vizituar të gjithë portin e Durrësit, por po shkon atje asnjë nuk mund të thotë që mund të bëhet plazh. Faza e parë e projektit përfshin purifikimin e detit të Durrësit. Parashikohet një proces modern që do të pastrojë detin, duke e kthyer në parametrat e një deti që do përdohet nga pushuesit. Kërkohet llogari se pse kryeministri ka thënë që është porti i madh në rajon, kur s'ka vende mjaftueshme. Jahtet shkojnë sipas madhësisë, e jo me poste. Nëse në një port ka 285 vende të madhësive të ndryshme, kjo do e rendisë Shqipërinë në mbajtësin e marinës më të madhe të rajonit,"-tha Balluku.

belinda balluku porti i durresit

Sondazh

Poll