Politike

Balluku prezanton projektin për portin e Durrësit, thirrje për paqe tek deputetët: Mos bëni si dje...S’ka asnjë kompani offshore të implikuar

Në fjalën e saj në prezantimin e nisur në Kuvend, ministrja kërkoi nga deputetët që të mos akuzonin siç bënë në komisionet e djeshme. 

16 Nëntor 2022, 10:31 Nga k.m.
Balluku prezanton projektin për portin e Durrësit, thirrje për
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës për portin e Durrësit dhe investitorit, Muhamed Alabbar. Në fjalën e saj në prezantimin e nisur në Kuvend, ministrja kërkoi nga deputetët që të mos akuzonin siç bënë në komisionet e djeshme. 

"Dje kam parë sesi deputetët kanë dhunuar psikologjikisht një grup teknikësh dhe kanë zbatuar hap për hap projektin. Kërkoj se kjo mos të ndodhë edhe sot. Dje çfarë nuk është thënë në tryezat e komisioneve. Mendoj që lufta politike nuk duhet që të kalojë deri në ofendimin e personave. Nuk duhet të kalojë limite që mund të kthehen në probleme juridike në të ardhmen. Gjërat që janë thënë, është diçka që nuk duhet bërë. Akuzat që njollosin kompani dhe personalitete nuk duhet të ndodhin. Doja ta bëja thirrje pasi mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur që t'i dëgjoj edhe sot. Por po kontribuoni jo mirë për Shqipërinë. është e tmerrshme që të përballen me situatën që po njolloset Alabbar. S’ka asnjë kompani offshore të implikuar. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicien, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin…Akuza që njollosin kompani, biznese, do ishin më të mirë të mos ndodhnin, ndërsa lufta jonë politike është pa limite fatkeqëisht. Mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur ti dëgjoj edhe sot. Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset,"-tha ajo.

belinda balluku porti i durresit

Sondazh

Poll