Politike

Ç'pati Alibeaj? Thirrje Ballukut pasi i ndërhyri në fjalim: Mos më dhunoni tani...

Enkelejd Alibeaj kërkoi detaje për projektin, ndërsa kërkoi fjalën disa herë duke u ankuar për ndërhyrjet e ministres Balluku. 

16 Nëntor 2022, 11:18 Nga k.m.
Ç'pati Alibeaj? Thirrje Ballukut pasi i ndërhyri në
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Diskutimet për portin e Durrësit kanë nisur mes deputetit Enkelejd Alibeaj dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Alibeaj kërkoi detaje për projektin, ndërsa kërkoi fjalën disa herë duke u ankuar për ndërhyrjet e ministres Balluku. 

PJESË NGA BISEDA:

Alibeaj: Nuk më çudit fakti që teksa bëtë prezantimin tuaj në mënyrë të panatyrshme u pozicionuat si mbrojtëse e Alabbarit. Kam përshtypjen që një ministre, do të duhet të kishte primare interesin e shqiptarëve. Se pretendoni se jeni zgjedhur nga shqiptarët.

Balluku: Ç'domethenë pretendon? Unë kam qenë më e votuara. Pretendon, jo kam mandat nga KQZ.

Alibeaj: Ju lutem mos më dhunoni. Zoti kryetar do të kem të drejtën për të folur? 

enkelejd alibeaj porti i durresit

Sondazh

Poll