Politike

SHERR për portin e Durrësit, Boçi kërkon fjalën pas Ballukut, kryetari s'e lë: Të nxjerr jashtë dhe e sheh ti pastaj...Demokrati: Provoje njëherë!

Mes tyre më pas nisi dhe një debat pa mikrofona, ku Pëllumbi kërcënoi Boçin me përjashtim nga Komisioni.

16 Nëntor 2022, 11:09 Nga k.m.
SHERR për portin e Durrësit, Boçi kërkon fjalën pas
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Ka nisur edhe sot me sherre Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, ku po diskutohet për portin e Durrësit. Pas fjalës hyrëse të ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, por kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi nuk e lejoi. Mes tyre më pas nisi dhe një debat pa mikrofona, ku Pëllumbi kërcënoi Boçin me përjashtim nga Komisioni.

PJESË NGA BISEDA:

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t'ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.
*ndërhyn Agron Duka...

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

*Boçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç'do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Boçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë...Po pse ç'do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj...

Boçi: Pa provoje njëherë

porti i durresit komisioni per veprimtarine prodhuese

Sondazh

Poll