Aktualitet

Dhunoi një burrë në vijat e bardha, Policia: Arrestohet 46-vjeçarja, bllokohet mjeti 'Benz'

Policia informoi se është bërë dhe bllokimi i automjetit tip "Benz" ndërsa për gruan është vendosur masa administrative.

16 Nëntor 2022, 09:50 Nga A.B
Dhunoi një burrë në vijat e bardha, Policia: Arrestohet
Dhunimi

TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa ndaj gruas e cila dhunoi një burrë në vijat e bardha. Në pranga ka përfunduar gruan 40-vjeçare e cila doli nga mjeti dhe dhunoi burrin. Policia informoi se është bërë dhe bllokimi i automjetit tip "Benz" ndërsa për gruan është vendosur masa administrative.

NJOFTIMI I POLICISË:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip "Benz", ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ditën e djeshme u bënë virale në rrjet pamjet e dhunimit të një burri në vijat e bardha. 

policia e tiranes dhunohet burri te vijat e bardha tirane

Sondazh

Poll