Bota

Sulmi në Poloni, Biden bideson me presidentin polak: Kemi rritur gadishmërinë

Duda ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se gatishmëria në Poloni është duke u ngritur dhe se ata po mendojnë të nxisin nenin 4 të traktatit të NATO-s. Ndërkohë që Biden nga ana e tij shprehu gadishmërinë e SHBA-së.

15 Nëntor 2022, 23:10 Nga I.A
Sulmi në Poloni, Biden bideson me presidentin polak: Kemi rritur
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kolegun e tij polak Andrzej Duda të martën në mbrëmje. Të dy folën për sulmin e dyshuar raketor rus në Poloni, i cili ka vrarë dy persona. 

Duda ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se gatishmëria në Poloni është duke u ngritur dhe se ata po mendojnë të nxisin nenin 4 të traktatit të NATO-s. Ndërkohë që Biden nga ana e tij shprehu gadishmërinë e SHBA-së.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przeëodów në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

joe biden andrzej duda raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll