Sport

Futbollisti kishte menduar çdo detaj, propozimi për martesë shkon keq, stjuardi prish momentin magjik (video)

Duhej të ishte një ndeshje si gjithë të tjerat në takimin Smorgon-Volna Pinsk, por nuk rezultoi kështu.Ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht në futboll, ajo që u bë virale nuk ishte rezultati apo rrahje në fushë, por propozimi më i pazakontë për martesë.

15 Nëntor 2022, 15:46 Nga DOSJA

Futbollisti kishte menduar çdo detaj, propozimi për martesë

BJELLORUSI- Duhej të ishte një ndeshje si gjithë të tjerat në takimin Smorgon-Volna Pinsk, por nuk rezultoi kështu.Ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht në futboll, ajo që u bë virale nuk ishte rezultati apo rrahje në fushë, por propozimi më i pazakontë për martesë.

Protagonisti i historisë është Vladislav Shubovich, mbrojtësi i Smorgonit, i cili vendosi ti propozonte për martesë partneres së tij në ndeshjen e luajtur në stadiumin Yunost. Lojtari hyri në fushë në minutën e 68' dhe në pesë minutat e fundit, u akordua një penallti në favor të Smorgonit dhe Shubovich u vendos të godiste penalltinë.

22-vjeçari bëri detyrën duke transformuar penalltinë në gol dhe duke vendosur rezultatin 2-0. Në këtë moment, lojtari vrapo drejt pankinës për të marrë unazën për t'ia dhënë të dashurës së tij.Më pas, duke u kthyer nga tribuna, ai i bëri shenjë të partneres që të dilte në fushë nën duartrokitjet e spektatorëve dhe shokëve të tij, por në momentin kur u gjunjëzua për të bërë propozimin e tij, ndodhi diçka krejtësisht e papritur. Një stjuard, pa e kuptuar ajo që po ndodhte, e largoi vajzën me forcë.

Më pas Shubovich tërhoqi nga ana e tij stjuardin, por momentet e tensionit u qetësuan nga shokët e skuadrës dhe arbitri, i cili qëndroi mes të dyve, duke shpjeguar se nuk bëhej fjalë për pushtim të fushës.

Shubovich më në fund mundi të dorëzonte unazën dhe një buqetë me lule nën duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve.“Isha i shqetësuar në momentin e penalltisë, kisha frikë se mos bëja ndonjë gabim, por gjithçka shkoi mirë”.Mbrojtësi gjithashtu donte t'i kërkonte falje stjuardit.“Pata një reagim të keq, por ai e bëri punën e tij dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Pas ndeshjes ai erdhi për të na uruar dhe kërkoi falje”.

E.Ç (Dosja.al)

bjellorusi propozimi per martese shubovich

Sondazh

Poll